Ministrja e Drejtësisë, raportoi sot para Komisionit të Ligjeve, mbi raportin për vitin 2020 për rekomandimet e Prokurorit të Përgjithshëm për kriminalitetin.
Pas një raportimi shterues dhe të plotë të zbatimit të rekomandimeve mbi kriminalitetin, Ministrja Gjonaj pasi vlerësoi punën e Prokurorit të Përgjithshëm, SPAK dhe BKH-së u ndal dhe në disa çështje kryesore duke bërë thirrje që:
- SPAK duhet të bëjë hetime proaktive dhe ndjekje penale të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen nga Vetting, për të cilët ka prova dhe indicie se pasuria e tyre është në bazë të korrupsionit.
- Po ashtu si duhet të ndiqet hetimi për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, për të cilët komisionet e Vettingut kanë prova se kanë pasuri të paligjshme.
Ministrja Gjonaj vuri theksin tek rihapja e dosjeve të krimit të organizuar, duke përgëzuar SPAK-un për rihapjen e tyre gjatë vitit 2020.