– Verifikimi i integritetit dhe vleresimi per drejtorine e pergjithshme te burgjeve – Projekti pilot per kurrikualet e shkolles per antikorrupsionin me partneret italiane – Te gjithe aktoret bashkarisht me te njejten qellim per te arritur rezultatet e reformes ne drejtesi – bashkepunimi rajonal nëpërmjet Rai – Zbatimi i rekomandimeve te greco ne raudin e 4 dhe ndjekja e monitorimit te 5 – Funksionimi i rrjetit antikorrupsion / priten raste konkrete – Kemi dhene mbeshtetjen per institucionet e posacme per antikorrupsionin , pergjejgesia e tyre tashme per t ebere rezultate – Rezultate te mira te prokurorise se posaçme dhe bkh ne nje kohe te shkurter / premisa per te bere sukses – Vullneti i qeverise per 4 vitet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit ne nivel tjeter.
Pas 5 vitesh nga miratimi i reformës në Drejtësi, dëshmohet qartë se vullneti ka qënë i palëkundur, se nuk jemi stepur në asnjë moment për ta çuar përpara me hapa solidë procesin më transformues në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, kjo nga ne si maxhorancë, si qeveri, por edhe nga vetë partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE, të cilët në asnjë moment nuk kanë rreshtur së dhëni mbështetje zbatimit të reformës në drejtësi.
Nëpërmjet “Vetting”-ut po pastrohet rrënjësisht sistemi i drejtësisë nga elementët e korruptuar, joprofesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin.
Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar, më shumë se 60% janë larguar nga sistemi.
Strukturat e reja të posaçme me luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, me pasuri të sekuestruara brenda dhe jashtë sistemit. Jam besimplotë se SPAK-u bashkë me BKH-në që sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.