Berlin, 11 dhjetor 2022 – Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veriun e Kosovës.
Ajo ka thënë se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bën të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme, siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, ka shkra ministrja e Jashtme gjermane, në një postim në Twitter.
Kosovo reduced tensions by postponing local elections. Recent rhetoric from Serbia did the opposite. Suggesting sending Serbian forces to Kosovo is completely unacceptable. So are the latest attacks on @EULEXKosovo. All my support goes to the EU-led dialogue @MiroslavLajcak.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) December 11, 2022
(r.m.)