Ministrja Gërvalla fton biznesmenët grekë të investojnë në Kosovë

Athinë, 20 janar 2022 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ecila gjendet në vizitë zyrtare në Greqi, të enjten është takuar sot më përfaqësues të komunitetit t biznesit grek të organizuar nga Forumi Ekonomik Delphi.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla ekaprezantuar ofertën e Kosovës për investime të huaja direkte.

“Ministrja Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohet në Kosovë, duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Zonja Gërvalla ka thënë që se Qeveria e Kosovës është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor dhe e ka soguruar komunitetin e biznesit grek se Kosova, siç është shprehur “është vend shumë i hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”.

Ajo i është përgjigjur interesimit të komunitetit të biznesit grek për çështje specifike që lidhen me ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe i ka ftuar biznesmenët ta vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë për investimet e tyre eventuale.

(r.m.)