Prishtinë, 7 qershor 2022 – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili fillon të mërkurën, më 8 qershor, në Los Angeles.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se zonja Gërvalla do tëmarrë pjesë në këtë samit me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken.
Kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në ketë samit.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se, në margjina të samitit, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror dhe do të vazhdojë lobimin për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
(r.m.)