Prishtinë, 9 nëntor 2021 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të BE-së, në përbërje të tëcilitishin: Vassilis Maragos, Plamena Halacheva, Jarmo Feliks Helppingas dhe zyrtarë të tjerë.
Në takim është diskutuar për proceset aktuale në fushën e drejtësisë, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe proceset tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Maragos me angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Ajo ka vënë theksin te procesi i Vettingut në drejtësi, duke theksuar se ky është një nga prioritetet kryesore të kësaj ministrie.
Ministrja Haxhiu e ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët e Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për mbështetje profesionale në reformën në drejtësi.
Nga ana e tij, Vassilis Maragos e ka përshëndetur përkushtimin e qeverisë për avancimin e agjendës sër reformave në sundimin e ligjit, në pajtim me standardet evropiane. Ai e ka siguruar ministren Haxhiu se BE do të vazhdojë mbështetjen përreformat në drejtësi në Kosovë, me qëllim që të krijohet një sistem funksional i drejtësisë.
Në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pjesëmarrësit në takim janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit e liberalizimit të vizave dhe rritjen e besimit të qytetarëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë.
(r.m.)