Nga Moza Boletini
Governatori i Shtetit ne Florida, Ron DeSantis, njoftoi me date 9 Maj 2022, se ne te gjitha shkollat e mesme publike te Floridas do te perkujtohet cdo vit “Dita e Viktimave te Komunizmit” me 7 Nentor. Nxenesit do te informohen e edukohen mbi genocidin e persekutimin nen rregjimet komuniste neper bote, perfshi ketu edhe partine komuniste te Kines e Bashkimin Sovietik.
Ky ligj u miratua unanimisht kete vit nga Senati dhe Kongresi i Floridas.
Governatori DeSantis u shpreh se: “Qytetaret e Florides, sidomos studentet tane, do te mesojne per krimet e komunizmit, per diktatoret neper bote qe kane qene ne krye te regjimeve komuniste dhe per qindra miljona njerez qe kane vuajtur dhe ende vuajne nen peshen e kesaj ideologjie”.
Organizata e Viktimave te Komunizmit ka vleresuar se regjimet komuniste kane shkaktuar humbjen e rreth 100 milione jeteve nepermjet persekucioneve politike apo religjioze, nga skamja dhe uria masive, si dhe duke kryer krime te renda ndaj njerezimit gjate shekullit XX.
Ne krye te ketyre regjimeve – vijoi DeSantis – qendron partia komuniste e Kines, e cila eshte perllogaritur t’i kete marre jeten 80 miljone shtetasve kineze.
Ligji amerikan i aprovuar ne Florida kete vit, thote gjithashtu se “Mbi 100 vjet kane kaluar nga Revolucioni Bolshevik ne Rusi si dhe krijimi i qeverise se pare komuniste nga Vladimir Lenin, qe çoi me pas ne dekada represioni e dhune nga regjimet komuniste neper bote. Ligji gjithashtu ve ne dukje se qeverite komuniste kane shkelur idealet e lirise, prosperitetit dhe dinjitetit te jetes njerezore dhe kane ngritur ne krye diktatore totalitare si Josif Stalini, Vladimir Lenin, Mao Ce Dun e Pol Pot.
Sipas studiuesve e historianeve, regjimi Mao mund te kete shkaktuar me shume se 80 miljone viktima ne njerez midis viteve 1949 deri ne vdekjen e tij ne 1976.
Grupime te te drejtave te njeriut si dhe disidente, thone qe partia komuniste e Kines, qe zyrtarisht eshte ateiste, vazhdon represionin me ligjet e Maos, duke persekutuar grupime njerezish perfshi ketu edhe Falung Gog, Ujghuret e te krishteret.
Instruktimi mbi tmerret e komunizmit ne Florida do te nise ne vitin shkollor 2023 – 2024. Sipas historise, komunizmi u instalua ne qeverine ruse nga bolsheviket pas rrezimit te Carit, qe coi ne krijimin e Bashkimit Sovjetik. Florida ka nje numer te konsiderueshem banoresh, te cilet jane larguar nga shtetet e tyre komuniste, sidomos shtetase te Kubes, te vendosur ne Amerike pas ardhjes se Fidel Kastros ne fuqi ne 1959. Te shumte jane gjithashtu shqiptaret e larguar nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e trevat e tjera shqiptare, per shkak te persekucionit sllavo-komunist, e jane vendosur ne Florida apo shtetete te ndryshme te Amerikes. Ky projektligj eshte mjaft i rendesishem, pasi femijet dhe brezat e periudhes post-komuniste, do te marrin informacionin e duhur mbi genocidin ne vendet ish-komuniste ku pershihet edhe Shqiperia, qe perjetoi nje nga diktaturat me te egra ne Europe.