Prishtinë, 2 prill 2024 – Qeveria e Kosovës e miratoi të martën Marrëveshjen Ushtarake Kornizë mes Kosovës dhe Turqisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo marrëveshje përfshin bashkëpunimin midis dy vendeve në disa fusha të mbrojtjes.
“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes e paraqes për aprovimi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha; stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe misione paqeruajtës dhe humanitare.
Kërkoj të aprovohet ky projektligj dhe i njëjti t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe aprovim”, tha Maqedonci, para votimit në kabinetin qeveritar.
(r.m.)