Miratohet Projektligjii për Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Prishtinë, 29 dhjetor 2021 – Qeveria e Kosovës e ka miratuar tëmërkurën Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është me interes të veçantë shoqëror që sistemit juridik të Kosovës t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka shojeguar se nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri që s’mund ta justifikojë, ajo i kërkon gjykatës konfiskimin e saj.

Sipas Haxhiut, Byroja do të jetë institucion i pavarur dhe do t’i japë llogari Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij e ka objektiv luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe krijimi i byrosë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për realizimin ekëtij objektivi.

(r.m.)