Astrit Lulushi
Elementët e Ajrit janë të fshehur nga syri i njeriut dhe njerëzit e lashtët i referoheshin si Amenet Amenef Amen. Jo të gjitha kulturat ose fetë e kuptojnë se përdorimi Amen në fund të lutjeve vjen nga i njëjti evolucion që solli konceptet dhe ritet. Jo të gjithë njerëzit shohin atë që kanë para syve.
Universi është Hapësirë. Përtej universit nuk ka asgjë. Ata që mendojnë për Multiverse shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se mund të ketë shumë vetëm nëse kanë një origjinë, që zgjerohet në të paktën një, pastaj në shumë. Multiverset nuk janë Botë të ndryshme, por një nga versionet e shumta të lidhura, të përafruar disi, të një versioni Universi.
Zero është një “derë” për asgjë. Yjet janë Hapësira. Aspekti i këtij interpretimi është Energjia Elektromagnetike – “Derdhësi” Yang. Balancimi është “Dhuruesi” Ying dhe të dy përmbushen. Universi dhe çdo gjë brenda tij është i vëzhgueshëm dhe i ndërlidhur. Quhej Maaf, i referuar shpesh si Maa për Qenie Universale. Sipas interpretimit hieroglifik, përgjatë rrethit janë “katër femra”. Ato përfaqësojnë Katër Shtyllat e Maat, aspektin e Ligjit Universal, Njëshmërinë e Ndërlidhur. Pastaj janë tetë përfaqësimet e Heru, njohur si Horus, që janë Dita, Drita e Diellit, Orët, siç përshkruhet në detaje nga egjiptasit e lashtë në Pert Em Heru (Libri i Ardhjes nga Dita). Koncepti i lashtë i kohës është Duat, “portalet” e tranzicionit, ndryshimit. Gjumi përmendet si “Vdekja e Vogël”. Horus, Orë = 12 ndarje të Duat x 2 = 24. Një Qenie që “personizon” Një, Gjithçka në Një, quhej Neter, që ka dhënë Nieri, Njeri e Neuter, Natyrë. Tregimet, Vargjet, Ritet etj janë krijuar për zhvillimin e ndërgjegjes njerëzore; besimi mito-fetar është Perëndi, Perëndeshë, Zot.
Shumë flitet, por pak kuptohen me të vërtetë qëllimet dhe përdorimet e sistemeve të lashta të njohura si Mistere, të bëra misterioze nëpërmjet injorancës, informacioneve të gabuara dhe gënjeshtrave. Një studim objektiv është gjithçka që duhet.
E = mc2
Nëse ka një ekuacion që shumica e njerëzve kanë dëgjuar, ai është E = mc2. Krahasuar me të tjerat që duken më shumë si hieroglifë egjiptianë, kjo formulë është tërheqëse. Por ekuacioni nuk është thjesht matematikë; ai supozohet të përshkruajë diçka në lidhje me universin. Dhe kjo është një arsye pse E = mc2 mbetet në mendjet e njerëzve. Shkronja E qëndron për energji, m do të thotë masë dhe c është shpejtësia e dritës për secondë në katrorë. T’i kesh të gjitha në një formulë të lehtë për t’u mbajtur mend do të thotë se ato janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe mund të përdoren jo vetëm në fizikë, por në çdo fushë ku synohet ndryshimi.
Ajnshtajni na mëson se masa dhe energjia janë ‘dy faqe të së njëjtës medalje’. Masa është materiali nga i cili jemi bërë; është integriteti ynë. Nëse diçka ka masë, në përgjithësi do të thotë se rëndon. Ne priremi t’i mendojmë gjërat me më pak masë si më të lehta. Kjo u trajtua nga ligjet e Njutonit me formulën F = ma, e cila zuri vendin e parë si ekuacioni më i rëndësishëm fizik në botë për shekuj – F’ është forca , m është masa dhe a është shpejtësia. Nëse objekti ka shumë masë, atëherë duhet një ‘F’ vërtet e madhe për ta bërë objektin të lëvizë. Gjërat me shumë masë, si malet dhe planetët, ndihen më realë. Nga ana tjetër, ne priremi të mendojmë për energjinë si diçka krejtësisht e ndryshme dhe e lidhim me nxehtësinë, dritën, zjarrin ose lëvizjen që i japin fuqi për të bërë gjëra të mëdha; është diçka e magjishme që mund ta përdorësh kur të nevojitet. Ekuacioni i Ajnshtajnit kuptohet se dy gjëra të lidhura mund t’i ndryshoni natyrshëm në të njëjtën mënyrë siç hyni në një dyqan valute dhe shkëmbeni dollarë për euro.