Sekanik, 9 shtator 2024 – Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë me gazetarët në Selanik, ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai ka thënë se dëshiron që dy vendet të kenë marrëdhënie sa më të mira midis tyre.
Mitsdotakis ka thënë se me lirimin e Fredi Belerit nga burgu ka përfunduar një periudhe e vështirë në marrëdhëniet me Tiranën, duke theksuar se marrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë varen nga respektimi i minoritetit grek.
“Ne duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë dhe me Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë, por ndihemi të kënaqur që Fredi Beleri është me ne në Selanik. Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kalojnë përmes respektimit të minoritetit grek dhe respektimit të të drejtave pronësore të bashkatdhetarëve, Ky është edhe një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, ka thënë Mitsotakis, citon Gazeta Panorama.
Kryeministri i Greqisë i ka bërë këto komente pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut, ku ka paraqitur vizionin e qeverisë së tij për zhvillimin ekonomik deri në vitin 2027.
(r.m.)