Mjekë ushtarakë hungarezë vijnë në Kosovë për trajtimin e ushtarëve të plagosur

Budapest / Prishtinë, 30 maj 2023 – Një ekip i mjekëve ushtarakë udhëtoi nga Hungaria për në Kosovë, për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të KFOR-it që u plagosën gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë, raporton Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, njoftoi se tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit”.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

KFOR-i bëri të ditur se 30 ushtarë të tij janë plagosur të hënë në Zveçan, gjatë sulmeve me gurë e mjete të tjera të forta, me shishe çelçi dhe me koktej molotovi. 19 ushtarë janë hungarezë dhe 11 janë italianë.

(r.m.)