Mjekët: Kryeministri Rama mund të lë spitalin brenda 24 orësh

Tiranë, 17 prill 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ne gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e appendecitit, të bërë në orët e para të ditës së sotme.

Prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT, i cili e udhëhoqi ekipin e kirurgëve dhe anesteziologëve që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike, tha se operacioni është kryer me laparaskopi dhe kryeministri Rama tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“U bënë ekzaminimet imazherike. Është intervenuar rreth orës 2 të mëngjesit. Si operacion shkoi mirë. Është gjendje e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem“, tha ai.

Gjata tha se kryeministri Rama mund të lirohet nga spitali gjatë ditës së sotme dhe për 2-3 ditë të rikuperohet dhe, madje, të marrë pjesë edhe në fushatën zgjedhore.

“Sot do fillojë të ushqehet dhe besoj se brenda 24 orëve mund të largohet. Elaborimi total mund të jetë brenda dy-tre ditëve. Ai mund të ecë vetë që sot. Për fushatë do t‘i duhen 2-3 ditë“, tha ai.

Gjata tha se për kryeministrin Rama nuk kishte nevojë për ndonjë kujdes shtesë.

“Kujdes shtesë? Është një appendicit. Operacioni u bë të sallat që I kemi. Në fushatë mund të dalë për 2-3 ditë”, tha profesor Gjata.

(r.m.)