Mjekja ukrainase para se të vritej: Mos t’ju vijë keq për mua! E bëra detyrën time

Kiev, 19 prill 2022 – Olena Kushnir, ushtare dhe mjeke e Gardës Kombëtare të Ukrainës, luftoi deri në frymën e fundit për lirinë e vendit të saj. Ajo e humbi jetë ditën Pashkëve, në një betejë në Mariupol.

Mjekja ukrainase e kishte humbur të shoqin vetëm pak ditë më parë, por, fatmirëssht, arriti ta shpëtonte djalin e tyre.

Një muaj më parë Olena e kishte regjistruar një video në të cilën ajo tregonte pë situatën në Mariupol dhe kërkonte ndihmë nga Perëndimi.

Në videon, e xhiruar në një strehë sekrete dhe e shënjestruar nga propaganda ruse, Olena shfaqej me uniformë ushtarake dhe kërkonte ilaçe për të sëmurët, ndihmë mjekësore për të plagosurit dhe varrim të denjë për viktimat.

“Në Mariupol ka ende njerëz, janë në bodrume dhe kanë nevojë për gjithçka. Nëse nuk doni ta shpëtoni Mariupolin, ju lutem, mbroni qytetarët! Ne nuk duam të jemi heronj dhe dëshmorë, nuk mund të thoni se nuk e dinit, sepse e keni ditur dhe keni pasur mundësi të merrni masa dhe të veproni”, thoshte ajo, citon gazeta Shqiptarja.

Mjekja Olena Kushnir u bërë thirrje që askush të mos ndjejë keqardhje nëse vritet duke e mbrojtur atdheun nga agresori rus.

“Mos t’ju vijë keq, unë jam një mjeke, një luftëtare, unë jam ukrainase, unë po bëj detyrën time”, theksonte ajo.

(r.m.)