Moska dhe Kievi pajtohen për hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve

Kiev, 3 mars 2022 – Moska dhe Kievi kanë bërë një lëvizje për zbutjen e krizës humanitare në Ukrainë pas agresionit rus.

Delegacionet e dy vendeve, në radundin e dytë të bisedimeve që u zhvillua të enjten në Bjellorusi, në zonën kufitare ne Ukrainën, është arritur marrëveshja për krijimin e korridoreve për largimin e civilëve nga vendbanimet e përfshira në luftë. 

Dy palët janë pajtuar që tëzhvillojnë edhe një raund tjetër bisedimesh, por koha dhe temat që mund të diskutohen nukjanë publikuar.

Lajmin është konfirmuar nga shefi i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, dhe nga këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak.

“Rusia është pajtuar për të mbështetur idenë e korridoreve humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm afër tyre”, ka thënë Medinsky.

Podolyak, në njoftim e tij, e ka cilësuar këtë marrëveshje si një rezultat pak të rëndësishme për Ukrainën dhe popullin e saj.

“Raundi i dytë i bisedimeve përfundoi. Për fat të keq Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”, ka shkruar ai në Twitter. 

Para fillimit të takimit, Podolyak kishte shkruar në Twitter se armëpushimi i menjëhershëm dhe hapja e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga vendbanimet e shkatërruara e të rrezikuara nga bombardimet ruse do të ishin çështjet kryesore të agjendës së takimit.

(r.m.)