Ministrja e Jashtme njoftoi se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Knid Ndernika
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë u bëri thirje shtetasve të Shqipërisë që jetojnë në Ukrainë të largohen menjeherë nga Ukraina.
Shkak i politikave agresive luftënxitëse të Rusisë, ministria e Jashtme kërkoi gjithashtu që shtetasit e Shqipërisë të mos shkojnë në Ukrainë.
Në njofimin zyrtar thuhet se ministria e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Ministtria këshillon që duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Më herët kryeministri Edi Rama shpërfaqi qëndrimin e Shqipërisë duke thënë se konflikti Rusi-Ukrainë ka potencial rrezikshmërie të lartë:
“Rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt që është burimi i tensionit, është rruga e bisedimeve. Për të kërkuar, me durim pikat e përbashkëta edhe pse ato janë në dukje tejet të vështira për t’u gjetur”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë gjithashtu kërkoi largim të menjëhershëm të qytetarëve amerikanë nga Ukraina.
Ambasada tha se çdo shtetas amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt që të jetë mundur në 24 deri në 48 orët e ardhshme.