Prishtinë, 14 mars 2024 – Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar të enjten në Pejë, ku është pritur në takim nga kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga të dyja palët është vlerësuar “jetik” rrugëtimi në proceset integruese të Kosovës, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.,
“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, është ndalur në Pejë. Isha i nderuar që, bashkë me ekipin tim, të isha nikoqir i takimit me z. Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqësia e tij z.Jeffrey M. Hovenier, me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit, me theks të veçantë nga të dyja palët, është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri.
(r.m.)