Prishtinë, 8 qershor 2023 – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, reaguar pas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz ua ka dorëzuar një draft të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin tha se e ka hartuar një ekip i angazhuar nga ai, pa dijeninë e autoriteteve të Kosovës.
Muja, në një postim nëFacebook, ka thënë se, me këtë veprim, Rama tregoi se vetëmsa po e forcon “Asociacionin e tij” me Vuçiqin. Ai dyshon se Rama është detyruar ta bëjë këtë sepse është “fort i kapur” nga krimi e korrupsioni.
“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja.
Rama ka thënë se drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është hartuar nga një ekip ekspertësh dhe se pret që ai mund të vlejë “për të çuar në një nivel tjetër” dialogun Kosovë-Serbi.
(r.m.)