Prishtinë, 1 dhjetor 2021 – Ministrja e Arsimit, Shkencës e Tekonologjisë, Arbërie Nagavci, ka thënë e Shqipëria nuk e ka zbatuar marrëveshjen për përdorimin e Abetarës së përbashkët.
Ajo ka thënë se Kosova e ka respektuar marrëveshjen qëishte arritur para dy vjetësh, por Shqipëria nuk e ka bërë këtë.
“Kosova e ka respektuar dhe e ka përdorur Abetaren e përbashkët siç ishte vendosur vite më parë mes marrëveshjes mes dy shteteve”, ka thënë Nagavci në programin “Mirëmëngjesi”.
“Edhe vite më parë ishte iniciuar, ishte pranuar dhe kishte filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, atë abetare e kemi pasur në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri, në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, është shprehur ajo.
Nagavci ka folur edhe për refuzimin e kërkesës sëkatër ministrave të Qeverisë që Kosovës për vizitë në Luginë të Preshevës.
“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes, më datë 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtër. ‘Fatkeqësisht, nuk mund t’ju aprovohet leja për vizitë kësaj radhe. Në një rast tjetër do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj’. Kështu na u tha”, ka treguar ajo.
Ministrja Nagavci ka thënë se gjatë vizitës së planifikuar në Luginë të Preshevës do të takoheshin me udhëheqës e përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Ajoka theksuar se bashkëpunimi me autoritetet lokale në Luginë të Preshevës do të vazhdojë, pavarësisht prej vështirësive që do të dalin nga qëndrimi i autoriteteve të Serbisë.
(r.m.)