Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar njofton botimin e studimit të ri të Gëzim Alpion
Birmingham, Angli – Një studim i ri nga Universiteti i Birminghamit ekzaminon krizën e besimit që përjetoi Nënë Tereza dhe se si ndikoi në punë e e saj.
Dhjetë vite pas vdekjes së Nënë Terezës në 1997, u botua një volum i edituar me titull Eja, Bëhu Drita Ime, ku u përfshinë disa shkrime personale të periudhës 1929-1994.
Këto shkrime befasuan si përkahësit ashtu edhe kritikët e saj pasi zbuluan për herë të parës se ajo kishte vuajtur nga ‘nata e errët e shpirtit’ gjatë gjithë aktivitetit të saj si bamirëse dhe misionare e famshme.
Studimi i ri me titull ‘Shenjtorja qe nuk u kurrua kurrë nga mosbesimi – Një qasje shumëdisiplinore e errësirës shpirtërore të Nënë Terezës’ (The Incurably Incredulous Living Saint – A Multidisciplinary Approach to Mother Teresa’s Spiritual Darkness), i sapo botuar në Amerikë në revistë shkencore Critical Research on Religion, shqyrton ndikimin që pati kriza e gjatë e besimit në punën e Nënë Terezës, duke përdorur një qasje të re biografike dhe sociologjike.
Dr Gëzim Alpion, Profesor i Asociuar i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, autori i studimit, i cili ka hulumtuar personalitetin kompleks të Nënë Terezës për më shumë se njëzet vjet, tha: “Në teologjinë katolike romake, koncepti i ‘natës së errët të shpirtit’ i referohet një periudhe agonie ekstreme shpirtërore që përfundimisht çon në një bashkim të plotë mistik me Zotin.”
“Nënë Tereza ishte gjithmonë një figurë kotraversale, por pas botimit të Eja, Bëhu Drita Ime, ky perceptim u rrit ndjeshëm, kryesisht pasi zbuloi një konflikt të pazgjidhur me besimin e saj, gjë që nuk përkonte me imazhin që shumica kishin për të si shërbëtore e devotshme dhe e palëkundur e Zotit.”
Studimi nënvizon se pavarësisht nga ndikimi shumë i madh i Nënë Terezës tek pasuesit e saj, shkrimet personale dëshmojnë se ajo përjetoi vetmi të thellë dhe se ajo u përpoq pa sukses për të gjetur Zotin në një botë ku dominojnë dhimbja dhe vuajtja.”
Për të arritur qëllimin e saj për të gjetur Zotin, studimi argumenton se ajo përdori ‘ndihmës’, përfshirë të varfërit, ish-nxënësit, murgeshat, vullnetarët dhe të tjerë. Ajo madje pranoi në një rast se puna e saj me të varfërit motivohej kryesisht ‘për hir të shpirtit të saj’, dhe se ajo nuk ndjehej mirë që po ‘mashtronte’ ata që punonin për të dhe i besonin asaj.
Dr Alpion vazhdoi: “Beteja e vazhdueshme e Terezës me besimin e saj ishin motivuesi kryesor në punën e saj dhe kjo vazhdoi deri sa u plak. Kjo shihet qartë në vitin 1953, kur ‘errësira’ e saj ishte bërë aq ‘e tmerrshme’ sa ajo shkroi se ndjehej ‘sikur gjithçka’ brenda saj ishte ‘e vdekur’. Që nga ajo kohë, vendimet e saj për të zgjeruar punën e saj në të gjithë Indinë në vitet 1950-të si dhe në botë që nga vitet 1960-të kishin për qëllim lehtësimin e kësaj dhimbje.”
Zbulimi i betejave të Nënë Terezës ka bërë që shumë njerëz të ngrenë pyetje në lidhje me shëndetin e saj mendor dhe mundësinë që ajo mund të ketë vuajtur nga depresioni, një çështje që i ka ndarë studiuesit.
Dr Alpion vazhdoi: “Përkrahësit e saj kundërshtojnë idenë se betejat e saj me besimin ishin simptomatike të depresionit, ndërsa disa e pranojnë se shkrimet e saj shfaqin shenja të një personi me depresion. Ngurrimi për të pranuar lidhjen midis natës së errët dhe depresionit nxjerrin në pah paragjykimin dhe stigmën në lidhje me shëndetin mendor brenda komuniteteve katolike dhe të krishterë.”
Në fund të viteve 1950-të, Nënë Tereza dukej se e kishte pranuar se, për të, errësia nuk do të fashitej kurrë, dhe në vitin 1962 në kulmin e krizës së saj shpirtërore, shkroi se nëse do të shpallej shenjtore, ajo do të ishte shenjtore e errësirës. Duke filluar nga vitet 1970-ë, ajo fliste gjithmonë e më rrallë për errësirën e saj duke shpresuar se do të bëhej më pak intensive. Gjatë atyre viteve ajo vizitoi disa vende komuniste, përfshirë vendin e saj Shqipërinë në 1989. Angazhimet në vendet qe kishin ‘barktisur’ Zotin ishin shpresa e saj e fundit për të hequr qafe dyshimet e saj ndaj Zotit.”
Dr Alpion përfundoi: “Të nënvleftësosh betejën e Terezës me besimin do të thotë të nënvleftësosh përpjekjet e saj të stërmundimshme. Ky studim konkludon se beteja e saj me besimin, që vazhdoi deri në fund të jetës së saj, jo vetëm që ndikoi në punën e saj, por përcaktoi përzgjedhjen e vokacionit dhe të çdo vendimi që mori më pas, përfshirë orientimin e kongregatës së Misionarëve të Bamirësisë dhe fazata misionit të saj.”
Nëse Nënë Tereza arriti diçka në jetën e saj, ishte aftësia e saj për të rritur ndërgjegjësimin tonë, si asnjë personalitit tjetër, për dinjitetin dhe shenjtërinë e jetës njerëzore. Kjo nuk është diçka e vogël për një shpirt të trazuar.”
- Gëzim Alpion (PhD Durham) konsiderohet ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i Shën Terezës së Kalkutës dhe ‘themeluesi i Studimeve për Nënë Terezën’. Botimet e tij kryesore përfshijnë:Mother Teresa: Saint or Celebrity? (Routledge 2007), Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa (Routledge 2017), and Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Bloomsbury Academic 2020), që u vlerësua në Amerikë me ‘Çmimin e Ekselencës’ për vitin 2023 në kategorinë e ‘biografisë’ nga Shoqata e Botuesve Katolikë (Association of Catholic Publishers – ACP).
- Universiteti i Birminghamit rradhitet ndër 100 institucioneve më të mira në botë. Stafi dhe studiuesit si dhe 8,000 studentë të huaj vijnë nga mbi 150 vende të botës.