Bruksel, 24 shkurt 2022 – Aleanca Veriatlantike ka deklaruar se është plotësisht e gatshme të garantojë paqe dhe siguri afatgjatë në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor, pavarësisht zhvillimeve pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Politika e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ka qenë konsistente gjatë tërë kohës. Ajo mbetet e tillë edhe tash. NATO mbetet e përkushtuar plotësisht që të luajë rolin e vet në mbështetje të sigurisë afatgjate përgjatë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zyrtar i NATO-s, për Radion Evropa e Lirë.
NATO ka në Kosovë një mision ushtarak, KFOR. Trupat e këtij misioni paqeruajtës janë ushtarë të vendeve t٥ NATO-s dhe të vendeve partnere që nuk janë anëtare të aleancës.
Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 12 qershor, 1999, ka pasuar fushatën e sulmeve ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që ka zgjatur 78 ditë.
(r.m.)