Napoli (Itali), 3 qershor 2023 – Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli e cila i shërben Aleancës së NATO-s përmes përgatitjes, planifikimit dhe kryerjes së operacioneve ushtarake, e ka mirëpritur vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in.
JFC Napoli ka shkruar në Twitter se po monitoron nga afër situatën dhe se KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.
We welcome the deployment of Turkish Operational Reserve Battalion in Kosovo to reinforce @NATO_KFOR. JFC Naples is closely monitoring the situation and KFOR remains committed to building a safe and secure environment in Kosovo. https://t.co/dzKIjaWwHh
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) June 3, 2023
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi të shtunën se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s, është caktuar një batalion komando dhe se kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë deri më 5 qershor.
(r.m.)