Bruksel, 1 mars 2023 – Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana ka përshëndetur hapat e rinj të ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre dhe ka bërë thirrje për përparim të mëtejshëm në këtë proces.
Geoana njoftoi në Twitter se ai kishte zhvilluar një “bisedë të mirë telefonike” me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe ka theksuar se NATO “mbetet fuqishëm e përkushtuar” për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.
“Bisedë e mirë telefonike me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat shtesë të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe bëjmë thirrje për përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor edhe përmes misionit të KFOR-it”, shkroi Joana.
Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the path to normalisation, and urge further progress. #NATO remains strongly committed to peace & stability in the Western Balkans, including through @NATO_KFOR.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 1, 2023
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën në Bruksel, janë pajtuar me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të propozuar nga Bashkimi Evropian, i cili mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Palët, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të vazhdojnë negociatat për zbatimin e marrëveshjes.
Takimi i ardhshëm i nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë, në Maqedoninë eVeriut.
(r.m.)