NATO: Situata në Kosovë është më e qetë, por ende ka tensione

Bruksel, 2 shkurt 2022 – NATO ka bërë të ditur se situata në Kosovë tani është më e qetë se më pare, por ende ka tensione.

Në një postim në Twitter, NATO thekson se misioni i NATO-s, KFOR, ende është faktor kyç për stabilitetin në rajon.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e NATO-s.

Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR, është vendosur në Kosovë në përfundim të luftës, më 1999.

(r.m.)