Uashington, 20 gusht 2022 – Të premten në mbrëmje, në moshën 83 vjeçare, u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara, aktivisti shqiptaro-amerikan, Guri Durollari, raporton Zëri i Amerikës.
- Z. Durollari rridhte nga një familje atdhetare patriotike nga Pogradeci. Gjithë jetën e tij, në Shqipëri dhe në egzil, ai ishte në shërbim të interesit kombëtar. Ai u angazhua për kthimin e Monarkisë në Shqipëri.
- Durollari kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969. Ndër angazhimet e tij në Amerikë ishin kundërshtimi i komunizmit në Shqipëri dhe mbështetja për Kosovën.
Në Shqipëri u kthye pas rënies së komunizmit dhe e krijoi partinë monarkiste Lëvizja e Legalitetit. Ai ishte kryetar i parë i partisë, të cilën e drejtoi në periudhën 1993-1998. Në periudhëm 1997-2001 ai ishte deputet i kësaj partienë Kuvendin e Shqipërisë.
(r.m.)