Me hidherim te thelle familja e tij njofton se sot eshte ndare pa pritur nga jeta ne moshen 85 vjecare, njeriu i tyre i dashur, Mitropolit Ilia Ketri. Ai lindi dhe u rit ne Amerike, me prinder me origjine nga Sinica. Pasi kreu universitetin per teologji, ai sherbeu me perkushtim ne disa kisha orthodokse shqiptare si ne Boston, Chikago etj. Ai e fliste bukur gjuhën shqipe dhe besimtareve i ngjiste fjala e tij. Para 4 vjetesh i eshte dhene titulli i lartë “Mitropolit” nga Patriakana e Stambollit. Ka qene disa herë ne Sinicë dhe zona te tjera te Shqiperise. Nje kontribut të shquar ai ka dhene ne vitet e para të demokracise, duke sherbyer si drejtues ne shkollen qe pergatise prifterinj ne Shen Avlash të Durresit. Hiresi Ilia do të kujtohet gjithmone nga të gjithe ata qe e njohen, midis tyre edhe nga sinicaret . Me vone do shkruajme me gjate per jeten e tij. Ngushellime femijeve, vellait te tij, të afermve te tjere te familjes Ketri si dhe besimtareve të shumte orthodokse. U prehtë ne paqe Hiresi Ilia, ashtu siç e kishte zemren!