Ndërhyn policia, shpërndahen protestuesit para selisë së PD-së

Tiranë, 8 janar 2022 – Policia e Shtetit ka ndërhyrë në oborrin se selisë sëPartisë Demokratike, ku po mbahej protesta e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Policia ka ndërhyrë kur një grup protestuesish kanë bërë përpjekje të futen me dhunë në ndërtesë, duke çarë dyet e blinduara.

Policia ka hedhur gaz lotësjellës në turmën e protestuesve, e cila është detyruar të shpërndahet dhe të dalë jashtë oborrit të selisë së PD-së.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas thirrjes së PD-së, e cila e ka akuzuar ish-kryeministrtin Sali Berisha dhe  mbështetësit e tij se  kanë rrezikuar jetën e drejtuesve më të lartë të partisë.

Për shpërndarjen e protestuesve kanë ndërhyrë edhe pjesëtarët e RENEA-së, të cilët vazhdojnë në qëndrojnë në ambientet e jashtme të selisë së PD-së.

Mediet në Tiranë raportojnë se gjatë  operacionit të policisë janë arrestuar disa nga protestuesit që kanë kryer akte dhune ndaj selisë së PD-së.

(r.m.)