Tiranë, 25 korrik 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të hënën, më 25 korrik, për ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Arben Ahmetajn e ka shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Në vend të Ahmetajt në pozitën e zëvendëskryeministres e ka emëruar Belinda Ballukun, e cila do ta mbajë edhe pozitën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në njoftimin e postuar në Twitter, Rama ka shkruar se energjia dhe infrastruktura mbeten sfidë për Shqipërinë, prandaj ato do të jenë në vëmendjen e zyrës së kryeministrit, andaj në detyrën e zëvendës-kryeministres e ka zgjedhur ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, ka shkruar Rama.
https://twitter.com/ediramaal/status/1551449956879409153
Rama e ka shkarkuar edhe Ambasadorin Zef Mazi nga pozita e kryenegociatorit me Bashkimin Evropian. Në vend të tij e ka emëruar Majlinda Dhukën, e cila do të jetë edhe ministre e Shtetit për Rindërtimin.
Në postimin e tij në Twitter, Rama ka shkruar se për Qeverinë e Shqipërisë tani janë më prioritare negociatat me Bashkimin Evropian, prandaj ka bërë ndryshime që kanë të bëjnë me këtë proces.
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. pic.twitter.com/giUZ0HHXEt
— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2022
Propozimet e tij për shkarkime dhe emërime në kabinetin e tij qeveritar Rama ia ka përcjellë për dekretim Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.
Postimi i plotë i Edi Ramës në Twitter:
Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.
Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.
(r.m.)