Ndryshme në qeverinë e Shqipërisë, emërohen 4 ministra të rinj

Tiranë, 4 shtator 2023 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për ndryshme në kabinetin e tij qeveritar. Në përbërjn e re të qeverisë do të jenë katër ministra të rinj, katër të tjerë do të dhëheqin dikasterë të tjerë.

Ministra të rinj në kabinetin qveritar të Ramës do të jenë: Ervin Meta, Igli Hasani, Albana Koçiu dhe Arbjan Mazniku. Ndërrkaq, jashtë përbërjes së kabinetit qeverisës të Ramës kanë mbetur: Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Milva Ekonomi dhe Edona Bilali.

Prej sot, ministër i Financave në qeverinë e Ramës do të jetë Ervin Meta. Ai do ta zëvendësojë Delina Ibrahimajn, e cila do të jetë ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin, pozitë kjo që deri sot e mbante Edona Bilali.

Igli Hasani do të jetë ministër për Evropën dhe Punë e Jashtme, në vend të Olta Xhaçkës.

Në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë ministrja e derisotme e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ministre e re e Shëndetësisë do të jetë Albana Koçiu.

Rama ka vendosur për shuarjen e Ministrisë së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, e cila drejtohej nga Milva Ekonomi, dhe për krijimin e Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Pushtetin Vendor, që do të drejtohet nga Arbjan Mazniku.

Ministrat e rinj në Qeverinë e Shqipërisë:

Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë,

Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit,

Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Albana Kociu, ministre e Shëndetësisë,

Delina Ibrahimaj, ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin,

Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Rama njoftoi për ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të hënën pasdite. Ai tha se këto ndryshime do t’ia dërgojë për dekretim presidentit Bajram Begaj, të martën.

Rama theksoi se “askush nuk duhet ta përdorë flamurin e PS-së për interesa personale”.

“Nuk zbrapsem përse dikujt që ia besoj një detyrë dhe e mbështes pa kursim në punën e përbashkët ia merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton jo thjesht besimin tim dhe tuajin, por vetë flamurin e të gjithë socialistëve shqiptarë. Rama të lëshon, Rama s’të mbron, pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur ne të tjerët ta përdorim si letër higjienikë për t’ia fshirë bajgat e fytyrës me letër higjienikë. Jo, jo dhe jo. Drejtësia në Shqipëri duhet të ketë pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdolloj këlyshi të atij soji të vjetër që e ka mbajtur këtë vend në këtë gjendje. Krimet dhe marifetet e dikujt të veshur me atë pushtet nuk janë ndëshkuar dot, kështu që unë s’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë. Kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, që e ka ngrënë pas shpine një popull të tërë që na e ka dhënë votën, nuk më shkon mendja të mbaj baltën e tyre. Të lidhin si Sokratë të përjetuan në emër të popullin gjithë ditën dhe gjithë natë gërhasin se derra të kënaqur me paratë e popullit. Cilido që ka punuar me mua bashkë me ju duke kënduar për popullin e partinë e duke vjedhur pas shpinës time djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë. Unë e përsëris, unë do t’jua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta. Ky është një borxh që nuk e harroj asnjëherë dhe përpiqem t’ua kthej çdo ditë duke dhënë gjithçka që mundem, për t’ua mbajtur kokën lart qoftë brenda vendit. Ju kam udhëhequr në 8 fitore nga 9 dhe ju përfaqësoj me dinjitetin e flamurit kuq e zi dhe dinjitetin e flamurit të purpurt të PS. Por bëni sa më mirë detyrën tuaj. Dhe që askush të mos ndjehet kurrë vetëm kur e sulmojnë padrejtësisht. Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë është të mos ju vë në pozitë të vështirë duke kërkuar gjëra të paligjshme. Unë kam debatuar me ju, ndonjëherë edhe me muaj dhe jo gjithmonë ka dalë e imja, por ka dalë edhe e juaja. Kam kuptuar se disa prej jush kujtojnë se unë flas për Shqipërinë Europiane jo sepse unë e besoj vërtet këtë. Por ky është keqkuptim i madh. Nuk ka asnjë shans që unë t’i njoh ndonjë borxh kujtdo në këtë familje politike që hyn në borxh me drejtësinë”, tha Rama, citon Balkanweb.

Në Asamblenë Kmbëtare të Partisë Socialiiste Rama njoftoi edhe për ndryshime në parti:

Adrian Çela do të jetë Sekretar Organizativ i PS-së,

Eduard Ndreca – Sekretar i Burimeve Njerëzore,

Evis Kushi – Sekretare e Gruas,

Etjen Xhafa, Sekretar Digjital dhe i Rinisë,

Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë,

Eridian Salianji, Sekretar i Çështjeve Zgjedhore,

Milva Ekonomi, Sekretare e Programit të PS-së.

(r.m.)