Ndryshon ligji për pastrimin e parave, pasuri deklarojnë edhe familjarët e zyrtarëve

Në mbledhjen e dytë të qeverisë maxhoranca ka paraqitur në kuvend ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që kanë detyrim të deklarojnë transfertat e tyre bankare Brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare.

Në ligjin aktual kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ato individë të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ato individë të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo pozicione të ngjashme me to, anëtarë kuvendi ose organe drejtuese të partive politike.

Me ndryshimet që i bëhen ligjit është zgjeruar kategoria e personave që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre, duke zgjeruar detyrimin edhe për familjarët e zyrtarëve. Bëhet fjalë për bashkëshorten ose bashkëjetuesen, persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit.

Ndryshimet e propozuara në ligj vijnë në një kohë kur SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur punën me shumë dosje që lidhen kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave.

 

balkanweb