Në BE arrihet ujdia për reformën e procedurës së azilit

Luksemburg, 9 qershor 2023 – Azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi. Rregullat e BE-së për azilin do të vlejnë vetëm për një numër të vogël azikërkuesish.

Gjatë gjithë ditës të enjten (07.06.2023) ministrat e brendshëm të 27 vendeve të BE-së diskutuan në Luksemburg për të arritur miratimin e reformës së zgjeruar të procedurës së azilit që është përgatitur prej vitesh si dhe për migracionin e kontrolluar.

“Ka dritë në fund të tunelit”, tha një i deleguar gjatë bisedimeve që zgjatën rreth 12 orë.

Presidentja suedeze e Këshillit të miiniistrave, Maria Malmer Stenergard, e ndërpreu tri herë mbledhjen dhe teksti i marrëveshjes u ndryshua disa here, për shkak të qëndrimeve refuzuese të delegacioneve.

Më në fund shtetet më të mëdha të BE-së, si Gjermania dhe Italia, ranë dakord, por jo vendet më të vogla. Në fund, vendimi u mor me shumicë të kualifikuar nga vendet që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së dhe jo njëzëri. Kundër votuan Polonia dhe Hungaria, të cllat vazhdojnë të refuzojnë rregullat e një politike të përbashkët të migracionit në BE.

Të pranosh azilkërkues ose të paguash

Ministrja e Brendshme nacionalkonservatore e Polonisë, Mariusz Kaminski, për shembull, deklaroi se Polonia nuk do të paguajë për zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkëkruesit e refuzuar. Sipas rregullave të reja të solidaritetit, ky zhdëmtim, 20.000 euro për një azilkërkues, është i nevojshëm në rast se një vend nuk pranon aq azilkërkues. Kjo shum do të duhej të ishte e përballueshme, nisur nga numri i popullsisë që ka Polonia.

Ekspertja e migracionit Helena Hahn nga Think Tank “European Policy Centre” shpreh dyshim se ky sistem i ri do të ketë sukses.

“Ne e pamë në fund, se marrëveshja has në rezistencën e disa vendeve anëtare si Polonia. Këto vende thonë, se kostot janë shumë të larta. Ndaj pritet që të ketë më shumë opozitë ndaj marrëveshjes”, tha ajo.

Më pak shanse për kuotat e pranimit nën 20 përqind

Pavarësisht opozitës masive ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet e mbingarkuara si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Nancy Faeser, e konsideron si vendim “historik” vendimin në Luksemburg, i cili nuk qe i lehtë për askënd. Ministrja pranoi se në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani, të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët, janë të diskutueshme procedurat e përshpejtuara të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Me këtë procedurë të përshpejtuar, maksimumi brenda 12 javësh, ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe, nëse nuk kanë argument bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë. Kjo i prek ata që vijnë nga vendet ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 për qind. Konkretisht, kjo ka të bëjë me azilkëkrues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.

Rregullat e miratuara tani nga Këshilli i Ministrave do të miratohen në Parlamentin e BE-së deri në fund të këtij viti. Nëse procedura e mëtëjshme ligjore do të kalojë pa pengesa dhe miratohet nga parlamentarët përpara zgjedhjeve të BE-së, në qershor, atëherë rregullat do të hyjnë në fuqi qysh vitin e ardhshëm.

(DW)