Minsk, 6 korrik 2021 – Një gjykatë në Bjellorusi dënoi të martën ish pretendentin presidencial Viktor Babariko me 14 vjet heqje lirie, nën akuzat për korrupsion.
Ekipi i zotit Babariko tha para vendimit se akuzat kundër klientit të tyre ishin sajuar për të penguar ambiciet e tij politike.
Viktor Babariko, ish-shefi i Belgazprombank, u arrestua qershorin e kaluar ndërsa po përpiqej të regjistrohej si kandidat kundër udhëheqësit veteran, Alexander Lukashenko për zgjedhjet presidenciale, të cilat sipas kritikëve dhe vëzhguesve, ishin manipuluar pasivisht.
Верховный суд приговорил Виктора Бабарико к 14 годам колонии усиленного режима.
— Виктор Бабарико (@viktar_babaryka) July 6, 2021
Виктор Бабарико единственным из фигурантов дела Белгазпромбанка не признал вину, потому что ничего противозаконного не совершал. Это в своих речах доказали и адвокаты.
Невиновен! pic.twitter.com/mRcP9QWaUb
Prokurorët kërkuan që Babariko, i cili ngulë këmbë në pafajësinë e tij, të dënohet me 15 vjet burg. Pasi që zoti Babariko u ndalua të kandidojë dhe u arrestua, Maria Kolesnikova, një nga aleatet e tij, bashkoi forcat me dy gra të tjera – Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës.
Zonja Kolesnikova tani është e burgosur në Bjellorusi, Tsepkalo ka ikur jashtë vendit, dhe Tsikhanouskaya, që garoi kundër Lukashenkos. që atëherë është shfaqur si personaliteti më i shquar e opozitës në liri, po përpiqet të luftojë Lukashenkon nga Lituania fqinje.
“Është një dënim i çmendur për një njeri që vendosi të hyjë në politikë dhe u bë një nga udhëheqësit që e zgjuan vendin nga një gjumë i gjatë”, tha Sviatlana Tsikhanouskaya. “… Regjimi po bën gjithçka për të shuar çdo mendim që madje nga larg i ngjan besimit dhe shpresës. Por për Viktorin – si për mijëra njerëz të pafajshëm në burg – ajo që ka më shumë rëndësi është shpresa në zemrat tona”, tha ajo.
The regime sentenced 2020 presidential hopeful Viktar Babaryka to 14 years in prison. @viktar_babaryka became one of those who have awakened our country last year. He wanted to see Belarus as a just, fair, open country. The regime takes revenge upon him in a horrifying way. pic.twitter.com/U8XVP6KnsO
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) July 6, 2021
Ambasada amerikane në Minsk kritikoi vendimin.
“Mashtrimi mizor i sistemit të gjykatave të Bjellorusisë është shfaqur sot … duke treguar se regjimi i Lukashenkos nuk do të ndalet nga asgjë për të mbajtur pushtetin”, shkroi ambasada në rrjetin Twitter.
The cruel sham of the #Belarus court system is on display today with the @Viktar_Babaryka sentencing, showing the Lukashenka regime will stop at nothing to keep power. #StandWithBelarus https://t.co/1ovSwYnffM
— U.S. Embassy Minsk (@USEmbBy) July 6, 2021
Autoritetet bjelloruse shtypën protestat anti-qeveritare që shpërthyen pas zgjedhjeve, duke nxitur një valë sanksionesh perëndimore kundër Minskut.
Alexandar Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, mohon të ketë kryer mashtrime zgjedhore.
(Zëri i Amerikës)