Sarajevë, 3 dhjetor 2021 – Policia e Bosnjës e Hercegovinës i ka arrestuar të premten, më 3 dhjetor, shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95.
Autoritetet e sigurisë kanë bërë tëditur se arrestimi i tyre është bërë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac.
Sipas Zyrës së Prokurorit në Bosnjë e Hercegovinë, të arrestuarit janë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e 22 boshnjakëve, përfshirë edhe shtatë fëmijë, të kryer në fshatin Ballatun, gati 30 vjet më parë.
Kjo Zyrë ka bërë të ditur se tre prej të arrestuarve kanë qenë pjesëtarë të policisë serbe.
Ky operacion i arrestimit të të dyshuarve për krime lufte është operacioni i dytë në Bosnjë e Hecegorinë brenda 10 ditësh. Më 30 nëntor, në qytezën Novi Grad janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit.
Në luftën e e zhvilluar në Bosnjë e Hercegovinë, në periudhën 1992 – 1995, janë vrarë më shumë se 100.000 persona, kryesisht muslianë, por edhe serbë e kroatë.
(r.m.)