Në “Ditët e Bogdanit” hidhet dritë mbi figurën e Ibrahim Rugovës – krijuesit, intelektualit e liderit politik

Shkup, 6 dhjetor 2024 – Të enjten në Shkup u mbajt manifestimi kulturor “Ditët e Bogdanit”, organizim i Institrutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare (ITSHKSH).

Në tryezën shkencore me temën “Personaliteti i Ibrahim Rugovës – nga studiuesi i letërsisë tek burrështetasi vizionar” morën pjesë studiues nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr. Skender Asani, në hapje të tryezës, foli për rlolin e Rugovës në procesin e shtendërtimit të Kosovës. Ai tha se Rugova e formësoi një poliitkë të matur e vizionare, të bazuar në aleancën e mbështetëses historike të shqiptarëve SHBA-të.

Asani kujtoi me këtë rast se Ambasada amerkikane në Shkup ishte pikërisht në ndërtesën ku sot ndodhet ITSHKSH. Ai tha se në këtë ndërtesë vinin shpesh Rugova dhe elita politike e Kosovës për kosultime me miqt amerikanë për vendime të rëndësishme që u kurorëzuan me pavarqësinë e Kosovës.

Në hapje të tryezës për figurën e Rugovës ishte i pranishëm edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës I Maqedonisë së Veriut, Lulzim Aliu, i cili e vlerësoi punën e ITSHKSH për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve historike.

Aliu foli edhe për figurën e Rugovës dhe për vlerat e tij si krijues, si ntelektual dhe si udhëheqës politik që gjatë gjithë rrugëtimit të tij u udhëhoq nga interesi kombëtar.

Agim Krasniqi, konsull i Republikës së Kosovës në Strugë, i cili ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e Rugovës në vitet e rezistencës politike tha se Rugova ishte në shpirt paqesor, por ishte edhe i vetëdijshëm se regjimi i Millosheviqit nuk mund të mundej vetëm me mjete politike. Krasniqi tha se Rugova kishte rol të rëdësishëm poër të heshtur në rezistencën e armatosur.

Përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, foli për profilin krijues, intelektual e politik të Rugovës, të cilin ai e cilësoi si mik të tij të ngushtë. Ndër të tjera, ai theksoi se tiparet kryesore t՞ Rugovës ishin matura dhe largapmësia.

Prof.dr. Evalda Paci prezantoi një rezyme të kumtesës shkencore “Rreth një vështrimi analitik e tipologjik të veprës së Pjetër Bogdanit në gjurmimet e Ibrahim Rugovës”. Ajo e vlerësoi trajtimin shumëdimensional të autorëve të vjetër shqiptarë nga Rgogova, ndërsa u përqendrua më shumë në zbësrthimin e veprës së Pjetër Bogdanit.

Prof. dr. Milazim Krasniqi, njëri prej bashkëpunëtorëve të afërt të Rugovës, në kumtesën e tij “Konfliktet ndërmjet shkrimtarëve stimuluan zhbërjen e RFSJ-së (Cili ishte ndikimi i Ibrahim Rugovës dhe SHSHK në ato zhvillime?)”, hodhi dritë mbi guximin intelektual të Rugovës që të përballej me shkrimtarët e intelektualët nacionalistë serbë.

Krasniqi foli edhe për transformimin e Rugovës nga krijuesi e intelektuali në lider popullor dhe burrështetas.

Zef (Ahmeti) Noka, i cili iu bashkua tryezës përmes videolidhjes nga Zvicra,foli për rolin e Rugovës në proceset historike në Kosovë.

Në tryezë u lexua edhe kumtesa e Jusuf Buxhovit, I cili nuk ishte i pranishëm fizikisht. Në kumtesën e tij me titull “Ibrahim Rugova midis realitetit dhe ikonës”, Rugova vlerësohet si “lider i lëvizjes së kundërvënies civile ndër më të mëdhatë dhe ndër më të fuqishmet.

Buxhovi theksoi se Rugovën e ndoqi fati i shumë liderëve të mëdhenj që nuk e kanë pritur frytin e pemës së tyre.

“(Rugova) Nuk do të arrijë 17 shkurtin (17 shkurt 2008 – dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës) , por askush nuk mund t’ia marrë të drejtën që e ka fituar të zë vendin që i takon në altarin e të merituarve të pavarësisë së saj”, theksoi Buxhovi.

Shkrimtari Sabit Rrustemi, në kumtesën e tij me titull: “Momente të ndryshme në kohë të ndryshme me Rugovën”, solli kujtime të momenteve të njohjes së tij me shkrimtarin Ibrahim Rugova dhe me liderin politik Ibrahim Rugova.

Ndërkaq Ndue Ukaj, në kumtesën e tij me titull “Mësimet e Rugovës”, foli për trashëgiminë e pasur intelektuale të Rugovës. Ndër të tjera, ai theksoi se Rugova la trashëgim një vepër monumentale.

Studiuesi i letrësisë Vehbi Miftari, në kumtesën e tij me titull “Tri liritë e Ibrahim Rugovës” preku tri tiparet e figurës së Rugovës: studiuesit, inelektualit dhe politikanit.

Ndërsa Emin Azemi, në kumtesën me titull “Si e njoha Ibrahim Rugovën?” foli për njohjet e tij personale me Rugovën si shkrimtar, në harkun kohor 1983-1987, periudhën më prodhuerse të Rugovës si shkrimtar, si kritik dhe si studiues i letërsisë.

Pas përfundimit të punimeve të tryezës shkencore, u promovua nr. 39 i revistës SCUPI. Nës këtë numër, i cili i kushtohet Imzot Lazër Mjedës, botohet një përmbledhje e kumtesave të tryezës shkencore kushtuar kësaj figure, të mbajtur vitin e kaluar.

(r.m.)