Tiranë, 7 shkurt 2022 – Në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë ka përfunduar seanca lidhur me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kryetarja e Gjykatës ka thënë se vendimi i plotë dhe arsyetimi i tij do të publikohet në faqen zyrtare, 30 ditë pas marrjes së tij.
“Gjykata Kushtetuese e deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.
Këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i cili i paraqiti para trupit gjykues konkluzionet përfundimtare, tha se Kuvendi “vazhdon ta trajtojë këtë cështje si goditje e shoqëruar me fjalën kushtetuese”.
“I kërkojmë Gjykates Kushtetuese në përfundim te shqyrtimit te ceshtjes të vendosë deklariminn si të papajtueshëm me kushtetuten e shfuqizimin e vendimit për miratimin e raportit e propozimit të komisionit të cëshjeve ligjore për shkarkimin e presidentit.
Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetuten e shfuqizimin e vendimit për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda nga Presidenti.
Deklarimin të papajtueshëm me kushtetuten e shfuqizimin e vendimit te Kuvendit për miratimin e raportit te komisionit hetimor.
Dekarimin si të papajtueshëm me kushtetutn e shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda të kushtetuese.
Duke deklaruar se Kuvendi nuk ka kompetenca të ndërhjë në kompetencat kushtetuese apo të udhëzojë atë si të ushtrojë kompetencat e tij.
Kuvendi nuk ka kompetenca e legjitimitet të kryejë hetim parlamentar në 4 muajt e fundit të tij”, tha Dervishaj në konkuzionet e tij.
Klotilda Bushka, i prezantoi konkluzionet përfundimtare të Kuvendit, sipas të cilave “Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën”.
“Presidenti e di mirë se nuk ka luftë me institucionin e presidenti dhe asnjë luftë me të. Askush nuk do të dëshironte që kjo të ndodhte, por kjo bëhet në respekt të kushtetutës.
Përfaqësuesit e presidencës nuk dhanë asnjë shpjegim, për ato që kuvendi i ka cilësuar si shkelje të rënda. Ata treguan historitë politike të Shqipërisë në këtë mandat të presidentit.
Nuk është detyrë e kuvendit dhe as e Gjykata Kushtetuese të analizojë sjelljen e aktorëve politike, përveç rasteve kur behën objekt i hetimit parlamentar.
Përpjekja për të justifikuar sjelljen e tij është haptazi e pabazuar dhe jo në përputhje me kushtetutën. Nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese që justifikon sjelljet e presidentit.
E gjitha ajo histori që tregoi përfaqësuesi i presidenti tregon vullnet për të bërë politikë dhe jo për të mbrojtur kushtetutën.
Pretendimi që provat janë të papërdorshme, duhet të ishte bërë në moment, por edhe sikur, përfaqësuesi i Presidenti nuk thotë se çfarë është shkelur.
Presidenti duhet të shkarkohet sepse ai ka shkelur Kushtetutën”, u shpreh ndër të tjera Bushka, transmeton “Panorama”.
(r.m.)