Në Has hapet rruga që i lidh Kosovën e Shqipërinë

Tiranë, 21 maj 2024 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që i lidh Kosovën e Shqipërinë në rajonin e Hasit.

Rruga i lidh gjashtë fshatra të Hasit, Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

Rama ka publikuar fotografitë e rrugës së re, të cilën e quan si rezultat të marrëveshjes së firmosur në njën nga mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

May be an image of grass, road and tree

May be an image of fog, road and tree

May be an image of road

May be an image of road, tree and grass

May be an image of road

(r.m.)