Prishtinë, 19 qershor 2023 – Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen në Serbi të kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës, raporton Telegrafi.
Rreth orës 19:00, disa vozitës të kamionëve nga Serbia e kanë bllokuar rrugën magjistrale në afërsi të vendkalimit kfiitar në Jarinje, në anën e Serbisë, për të pengar lëviisjen e kamionëve me targa të Kosovës nëpër Serbi.
Kështu ata protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia në territorin e Kosovës, i cili u mor për shkaqe sigurie, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat e Serbisë.
Ministria e Jashtme e Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës njoftoi se të hënën e ka arrestuar një serb që dyshohet se ishte përfshirë në një sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Ky është personi i pestë i arrestuar për sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe medievenëpjesën veriore të Kosovës.
(r.m.)