Kiev, 18 janar 2023 – Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe tre fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmijëve në periferi të Kievit, të mërkurën.
Bëhet e ditur se janë edhe 29 persona të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.
Sipas shefit të Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, nëntë nga viktimat po udhëtonin me helikopterin e shërbimeve të urgjencës që u rrëzua në Brovary.
Në këtë aksident e kanë humbur jetën edhe inistri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, të cilët ndodheshin në bordin e helikopterit
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit.
Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.
Shkaku i incidentit nuk dihet ende.
(REL)