Në Kinë, rrëzohet një aeroplan me 132 njerëz në bord

Pekin, 21 mars 2022 – Një aeroplan i kompanisë “China Eastern Airlines” me 132 njerëz në bord është rrëzuar të hënën në malet e provincës kineze, Guanxi, raportoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Numri i viktimave nuk dihet ende.

Ekipet e shpëtimit janë nisur për në vendin e aksidentit, ku ka shpërthyer një zjarr, thuhet në njoftim.

Aeroplani Boeing-737 ishte nisur nga qyteti jugperëndimor i Kunming për në Guangzhou kur e ka humbur kontaktin me qytetin Wuzhou.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës njoftoi se në bord gjendeshin 123 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Në pamjet e shpërndara në internet shihen shtëllunga tymi që ngrihen nga një zonë malore. Një tjetër videoregjistrim shihet një objekt që duket të jetë aeroplani i rrëzuar në një terren malor.

(r.m.)