Në kompaninë “Kurum” në Elbasan merren kampionë për analiza labotarike

Tiranë, 3 shtator 2024 – Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar në mjediset e kompanisë “Kurum” në Elbasan kampionë mbetjesh, për të verifikuar përmes analizave laboratorike, nëse ato janë të njëjta me mbetjet e dërguara me anije drejt Tajlandës. Analizat pritet të verifikojnë edhe përmbajtjen e nbetjeve, për të parë nëse në to ka lëndë toksike dhe të rrezikshme.

Hetuesit pritet të vendosin nëse ekspertimi i këtyre kampionëve do të kryhet në një laborator në vendin tonë apo diku jashtë Shqipërisë për të patur një rezultat më të saktë.

Gjatë kësaj jave hetuesit do të marrin në pyetje edhe drejtues të kompanisë “Kurum” mbetjet e së cilës janë blerë dhe janë trasportuar në drejtim të Tajlandës nga kompania “Sokolaj”.

Në ditët në vijim pritet të japin sqarime edhe zyrtarë të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyre dhe të Ministrisë së Mjedisit në lidhje me dokumentacionin e përgatitur prej tryre për ngarkesat e dy anijeve të nisura nga porti i Durrësit në fillim të muajti korrik.

Mësohet se anijet, të cilat fillimisht u ankoruan në Singapor, pritet të kthehen në Shqipëri në fundt të shtatorit, ndonëse autoritetet shqiptare kishin thënë se nuk do pranojnë kthimin e këtyre anijeve para përfundimit të analizave laboratrike të lëndëve që ato transportonin.

Gjatë hetimeve të deritanishme është identifikuar se eksportuese e mbetjeve që dyshohet të jenë toksike është kompania “Sokolaj”, pronë e shtetases Gjovana Sokolaj, e cila kishte dëshmuar më herët se këto mallra i kishte blerë si lëndë jotoksike nga kompania “Kurum”, e cila rezulton të jetë prodhuese e tyre.

(r.m.)