Në Kosovë arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për krime lufte

Prishtinë, 9 dhjetor 2021 – Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person me iniciale D.A, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk janë dhënë detaje se në çfarë periudhe kohore dyshohet se janë kryer krimet apo në cilin lokacion.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuari është shtetas i Serbisë.

Policia tha se arrestimi i tij është bërë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

(REL)