Në Kosovë, lehtësohen masat kundër COVID-19, shkollat do të hapen të hënën

Prishtinë, 23 shtator 2021 – Të hënën, më 27 shtator, në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit, të cilat do të jenë më të lehta se masat që janë në fuqi aktualisht.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, njoftoi se të hënën do të fillojë mësimi me prezencë fizike në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, por në klasë nuk do të mund të jenë gtë pranishëm mbi 20 nxënës përnjëherë.

“Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator, por në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe”, tha Vitia në konferencë për medie.

Vitia bëri të ditur se hyrja në ambiente të mbyllura do të kushtëzohet me certifikatë imunizimi kundër koronavirusit, me test negative PCR ose me test antigjen, ndërsa aktivitetet sportive në ambientet e mbyllura mund të zhvillohen me praninë e vetëm 10 për qind të kapacitetit, edhe ata me certificate të vaksinimit ose me test negativ PCR, test serologjik ose antigjen. I njëjti rregull do të vlejë edhe për aktivitetet kulturore që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Ndërkaq, në aktivitetet që zhvillohen në ambiente të hapura mund të jenë të pranishëm 30 për qind e kapacitetit, me certifikatë të imunizimit ose me test negative.

Ai ka thënë se institucionet shtetërore dhe publike do të punojnë me kapacitete të plota, por personeli i tyre, si edhe palët, duhet të ofrojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit ose teste përkatëse.

Kjo vlen edhe për kompani private që kanë punë me palë. Certifdikata e vaksinimit ose testi negativ i personelit të tyre është kusht për punën e këtyre kompanive me palë.

Megjithatë, kufizimi i lëvizjes nuk do të ndryshojë. Pra, qytetarët nuk do të mund të lëvizin prej orës 22:00 deri në orën 05:00, në qoftë se nuk kanë ndonjë emergjencë ose dëshmi se lëvizjen gjatë këtij orari e kanë të pashmangshme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se masat e reja bazohen në rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë, të cilët kanë konstatuar se situate epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar dukshëm javët e fundit.

Megjithatë, ai përcjell rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike se rreziku i përhapjes së epidemisë është ende shumë i madh, prandaj të gjitha palët duhet t’i zbatojnë me përpikëri masat kundër koronavirusit.

Të enjten, më 23 shtator, u raportua për dy raste të vdekjes dhe për 133 raste të reja pozitive me COVID-19.

Vitia njoftoi se 38.7 e popullsisë mbi 16 vjeë  tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 62 .1 për qind e kësaj populate e kanë marrë një dozë të vaksinës.

“Nuk kemi alternativë tjetër përveç vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë parandalojmë një valë të re të pandemisë”, tha ministri Vitia.

(r.m.)