Në Kosovë, nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash

Prishtinë, 8 nëntor 2021 – Sot në Kosovë nis zyrtarisht fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, të cilat do të mbahen të dielën, më 14 nëntor.

Për kryetar të Prishtinës vazhdojnë garën Arben Vitia i LVV-së, i cili  kishte fituar 45.54 për qind të votave në raundin e pare, dhe Përparim Rama i LDK-së, i cili i kishte fituar 29.17 për qind të votave.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV dhe Shaqir Totaj i PDK-së. Në raundin e parë të zgjedhjeve Haskuka kishte fituar 40.41 për qind të votave, ndërsa Totaj 31.36 për qind të votave.

Në Gjilan do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja, i cili i mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja me 44.71 për qind.

Në Gjakovë do të ketë balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusarit-Lilës së LVV-së, me 37.20 për qind të votave.

Në Podujevë garojnë Ekrem Hyseni i LDK-së, i cili në raundin e parë mori 44.20 për qind dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 44.16 për qind.

Në Drenas, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i cili më 17 tetor i mori 45.50 për qind të votave, do të përballet me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin, me 30.50 për qind të votave në raundin e parë.

Në Kaçanik do të përballen Besim Ilazi i PDK-së që në raundin e parë i mori 44.67 për qind të votave dhe Jeton Raka i LVV-së që i mori 33.36 për qind të votave.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së që i fitoi 41.09 për qind të votave në raundin e parë do të përballet me Bekë Berishën e AAK-së që i mori 24.49 për qind të votave.

Në Dragash do të garojnë Bexhet Xheladini i LDK-së që në raundin e parë i mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabani i PDK-së, i cili në raundin e parë mori 32.56 për qind të votave.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha i LDK-së, i cili në raundin e parë i mori 49.72 për qind të votave, do të garojë më Enver Bajçincën e LVV-së që i mori 25.58 të votave.

Në Obiliq do të përballen Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi i LVV-së. Në raundin e pare, Gashi i mori 48.12 për qind të votave, ndërsa Thaçi i mori 20.19 për qind të votave.

Në Klinë kanë mbetur në garë Zenun Elezaj i AAK-së, i cili në raundin e parëi mori 43.33 për qind të votave, dhe Esat Raci i PDK-së që i mori 27.42 për qind.

Në Kamenicë, Qëndron Kastrati i PSD-së qënë raundin e parë i mori 32.52 për qind të votave, do të garojëme Kadri Rahimajn e LVV-së që i mori 31.01 për qind të votave.

Në Rahovec, do të zhvillohet balotashmes Smajl Latifit të AAK-së dhe Visar Korenicës së LVV-së. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Latifi i mori 47.18 për qind të votave, kurse Koreniva 24.84 për qind.

Në Viti, Sokol Haliti i LDK-së që në raundin e parë I mori 41.30 për qind të votave do të garojë me Arsim Ademin e LVV-së, i cili i fitoi 34.50 për qind të votave.

Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së, që i mori 45.19 për qind të votave, do të garojë me Ruzhdi Shehun e LDK-së, i cili i mori 42.01 për qind të votave në raundin e parë.

Balotazhi në Malishevë do të zhvillohet mes Ekrem Kastratit të NISMA, i cili i fitoi 34.08 për qind të votave në raundin e pare dhe Isni Kilajt të PDK-së që i fitoi 28.82 për qind të votave.

Në Vushtrri vazhdojnë garën Ferit Idrizi i PDK-së që në raundin e parë i mori 34.81 për qind të votave dhe Xhafer Tahiri i LDK-së që mori 33.82 për qind.

Në Shtime, Qemajl Aliu i LVV që mori 45.29 për qind në raundin e parë do të përballet me Naim Ismajlin e PDK-së që mori 44.23 për qind të votave.

Balotazh do të ketë edhe në Kllokot e Mamushë. Në Kllokot garojnë Vladan Bogdanoviq i Listës Serbe që në raundin e parë i mori 41.01 për qind të votave, dhe Strahinja Spasiq, kandidat i Nismës qytetare Srpska Narodna Sloga (Pajtimi Kombëtar Serb) që në raundin e parë mori 36.33 për qind të votave.

Ndërkaq në Mamushë, do të garojnë Abdulhadi Krasniqi i Partisë Demokratuike Turke të Kosovës, i cili në raundin e parë i mori 48.92 për qind të votave, dhe Arif Bytyq kandidat i Kosova Adalet Turk Partisi, që i mori 36.95për qind të votave.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 17 tetor, u zgjodhën kryetarët e këtyre komunave: Pejës, Ferizajt, Mitrovicës së Jugut, Deçanit, Lipjanit, Suharekës, Hanit të Elezit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Mitrovicës së Veriut, Graçanicës, Novobërdës, Shtërpcëe, Ranillugut dhe Parteshit.

(r.m.)