Në Kosovë, një i vdekur dhe 352 raste të reja me COVID-19

Prishtinë, 7 gusht 2021 – Ministria Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes dhe 352 raste të reja me COVID-19.

Ministria bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 13 persona të infektuar nga COVID-19.

Sipas të dhënave të kësajministrie, 5.204 testime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit janë kryer në laboratorët publikë dhe privatë në Kosovë.

Aktualisht në Kosovë janë aktive 1.659 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për procesin e imunizimit të qytetarëve të Kosovës ndaj koronavirusit. Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 9,590 qytetarë.

Prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë administruar 487,685 vaksina. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 321.537 qytetarë,ndërsa të dy dozat i kanë marrë 166.148 qytetarë.

Ekspertët dhe autoritetet e shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve që të valksinohen, duke theksuar se vaksinimi është mënyra më e lehtë e mbrojtjes nga koronavirusi.

Sipas ekspertëve, më se 90 për qind e të sëmurëve nga COVID-19 janëinfektuar nga variant Delta. 

(r.m.)