Prishtinë, 13 korrik 2022 – Përkeqësohet situate epidemiologjike me koronavirus në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkuren se një person ka vdekur dhe 763 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Shifra e të infektuarve ka rezultuar nga analizat e 2.030 mostrave, që i bie se kanë rezultuar positive 37.58 për qind të të testuarve.
Aktualisht në Kosovë janë 2.184 raste aktive me koronavirus.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim sa më të madh të popullsisë.
Gjatë muajve të pranverës situata epidemiologjike me COVID-19 ka qenë e qetë. Gjatë këtyre muajve shpesh nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv në ditë.
Rritje e numrit të të infektuyarve nga COVID-19 është në rritje edhe në vendet tjera të Ballkanit, por edhe më gjerë.
(r.m.)