Në Kosovë, opozita paralajmëron dërgimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial në Kushtetuese

Prishtinë, 20 qershor 2024 – Partitë opozitare në Kosovë paralajmëruan se do ta dërgojnë në Gjykatën Kusjhtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në rast se ai miratohet siç është proceduar për miratim nga Qeveria.

Në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, ku u shqyrtua ky projektligj, përfaqësuesit e opozitës thane se qeveria nuk i ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sipas tyre, me këtë version të projektligjit cenohet pavarësia e Këshillit Prokurorial.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Kjo çështje, fatkeqësisht, do të përfundojë përsëri në Gjykatën Kushtetuese, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë kushtetutshmërinë në Kuvend”, ka thënë Driton Selmani, deputet iu LDK-së.

Ai ka thënë se “shpërfillja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias ka pasoja politike për vendin”.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria po përpiqet të ushtrojë ndikimin e saj në Këshillin Prokurorial përmes anëtarëve që do t’i emërojë vetë, prandaj në projektligj ka parashikuar rritje të paarsyeshme të anëtarëve të këshillit.

“Problemi kryesor për mua është përbërja. Unë mendoj se me këtë përbërje të KPK-së cenohet pavarësia e institucionit, pavarësia që i delegohet me kompetencë dhe mandat dhe, mbi të gjitha, këtij institucioni po i hapen dyert për ndikim të drejtpërdrejt politik”, është shprehur Tahiri.

(r.m.)