Prishtinë, 10 shtator 2021 – Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka diskutuar me kryetarët e komunave për shtërngimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së kosonavirusit.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se ministri Vitia ka paralajmëruar se Qeveria pritet të ndërmarrë masa shtesë kundër pandemisë, të cilat do të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit, deri kur janë në fuqi masat ekzsituese.
Sipas komunikatës, që pritet të merren deri të dielën janë këto:
- Viti i ri shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk do të fillojë para datës 26 shtator.
- Do të lejohen tubimet vetëm deri në 20 persona, duke mbajtur distancën fizike prej 1.5 metrash.
- Institucionet publike do të punojnë vetëm me staf esencial.
- Lokalet e gastronomisë do të punojnë deri në ora 21:30, por vetëm në hapësira të jashtme.
- Në pikat kufitare, të gjithë personat mbi 16 vjeç do të duhet të posedojnë certificate të vaksinimit.
- Qendrat dhe institucionet e kulturës do të pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.
Situata epidemiologjike në Kosovë është përkeqësuar nga fundi i muajit korrik dhe fillimi i muajit gusht.
Më 30 gusht, Qeveria mori vendim për fuqizimin e masavekundër pandemisë, duke përfshirë edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Të premten janë regjistruar edhe 30 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se numri i vaksinave të dhëna në Kosovë ka arritur në një milion.
Deri të premten në mesditë, në Kosovë janë vaksinuar me të dyja dozat 351,475 qytetarë.
(r.m.)