Në Kosovë, regjistrohen 263 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 9 gusht 2021 – Më se 263 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar në Kosovëgjatë 24 orëve të fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) bëri të ditur se këto raste janë konfirmuar nga testimi i 3.008 mostrave në laboratorë publikë e privatë në Kosovë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit janë të moshave të reja. 69 orej tyre janë të moshës midis 20 e 29 vjeç.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së,  8 pacientë të sëmurë nga COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa aktive mbeten 2.271 raste.

Autoritetet dhe ekspertët e shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit. Deri më sot, më se 159.687 persona i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, ndërsa 159,484 e kanë marrë nga një dozë.

Qeveria e Kosovës ka objektiv imunizimin e 60 për qind të popullsisë deri në muajin shtator. Opozita e vlerëson këtë si objektiv të parealizueshëm.

Procesi i ngadalshëm i vaksinimit është edhe pasojë e hezitimit të qytetarëve që të vaksinohen. Qeveria e Kosovës dhe disa organizata të shoqërisë civile druajnë se përhapja e pandemisë do ta bëjë të pamundur fillimin e vitittë ri shkollor me praninë fizike të nxënësve në shkolla. Këshillat e prindërve të nxënësve, si edhe sindikata e mësimdhënësve, u kabërë thirrje punonjësve arsmorë të vaksinohen, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun e përhapjes masive të pandemisë.

Njëjtë kanë bëfrë thirrje edhe asociacionet e biznesit. Ato paralajmërojnë se përhapja e pandemisë do ta bënte të pashmangshëm forcimin e masave parandaluese, gjë që do të kishte pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

(r.m.)