Prishtinë, 2 nëntor 2021 – Prokuroria e Themelore e Prishtinës njoftoi se gjatë periudhës janar-shtator 2021 i ka trajtuar 19 raste të sulmeve e kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2021, ka pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, prej tyre dhjetë (10) janë zgjidhur, ndërsa të tjerat janë në proces”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka treguar se nga viti 2017 deri në vitin 2021 janë raportuar 60 raste të cilësuara “kanosje” dhe 16 raste të cilësuara si “sulm” ndaj gazetarëve.
Policia e Kosovës ka iniciuar dhe proceduar rastet ndaj gazetarëve si në vijim:
Në vitin 2017:
Për veprën penale “Kanosja” janë hapur-15 raste,
- Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Tetë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.
Raste për veprën penale “Sulmi”-6 raste,
- Katër raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur,
- Një rast me raport të veçantë dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2018:
Raste për veprën penale “Kanosja”-10 raste,
- Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe
- Pesë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur.
Në vitin 2019:
Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,
- Një rast i është referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Nëntë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.
Raste për veprën penale “Sulmi”- Tri raste,
- Dy me raport të veçantë dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2020:
Raste për veprën penale “Kanosja”-13 raste,
- Dy raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe
- Dy raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur
Raste për veprën penale “Sulmi”-4 raste,
- Tri raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2021:
Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,
- Katër raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Gjashtë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Një rast është nën hetime.
Raste për veprën penale “Sulmi”-3 raste,
- Tri raste janë nën hetime.
Këto të dhëna janë publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila ishte shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës së miratuar në vitin 2013.
Prej miratimit të rezolutës, mbi 1.000 gazetarë anembanë botës janë vrarë për shkak të raportimit dhe publikimit të lajmeve e informacioneve. Në nëntë nga dhjetë raste të vrasjes së gazetarëve vrasësit kalojnë të pandëshkuar.
(r.m.)