Eduard M. Dilo
Eshtë Tetor !
E sa herë që vjen ky muaj na kujton shkuarjen në Amshim të shqiptarit të madh” Babait të shqiptarizmës” Lumo Skëndos -Mit’hat Abdyl Frashëri.
Ishte Ai që sa ishte gjallë shquante e shkëlqente me urtësi, matësi që tregonte në të gjitha fushat njerëzore dhe kombëtare.
Ai ishte një patriot dhe figurë e përmasave gjigande për kohën që jetoi.
Bir’ i denjë i atij Babai dhe po aq i denjë pinjoll i familjes elitare-themeltare shqipëtare Frashëri.
Kudo shkelqeu si vetë ai-duke u bërë shembëll e model frymëzues se si duhet të jetë shqiptari i vërtetë, patrioti dhe luftëtari, shkrimtari dhe diplomati, si duhet të jetë Njeriu.
Deri në frymën e fundit ngeli “Shërbestari i Shqipërisë”, udhërrëfyes dritë -diellor për shqipëtarët e vërtetë.
Para ca vitesh kur eshtrat e tij preheshin këtu në New York, sëbashku me organizatorin e gjithënjëshëm në këto vite të mergimit pas viteve ‘90-të Z.Pellumb Lamaj, shkonim e vendosnim kurorë e lule të fresktëta pranë varri të ku pushonte në përjetësi.
E ndjenim detyrim shpirtëror dhe moral të shkonim pranë varrit të Tij, se ai gjithmonë “ diti të qëndrojë në ballë të luftës kur duhej që Shqipëria të delte nga gjendja Shoqërore e Mesjetës dhe të merrte ndjenjë e shendet të ri”.
Në çdo kohë Mit’hat Frashëri do të kujtohet se historia jonë kombëtare ka domosdoshmeri për figura të tilla gjeniale.